Thaçi vazhdon me kontradita: Dikur akuzonte Rusinë ndërsa sot kërkon të takojë Putinin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të jetë i paqartë në deklarata dhe disa nga to po dalin kontraditore.

Më herët ai ka sulmuar ata që flasin për ndarjen e Kosovës si prorusë dhe kjo i shërben vetëm presidentit rus Vladimir Putin, shkruan albeu.com.

Por i ftuar në emisionin opinion Thaçi ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se është i gatshëm të shkojë në Kremlin dhe të takohet me Putinin. Madje ai ka shkuar më tej duke shprehur se Kosova ka ka pësuar ndonjë të keqe nga Rusia.

E megjithatë të gjithë qytetarët e dinë se prapa Serbisë qëndron Rusia./albeu.com/
Shtuar më 07/09/2018, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori