Kryetari i PDSH-së,
Menduh Thaçi ofertën e BDI-së për pajtim pas sherrit të disa ditëve më parë në Parlamentin e Maqedonisë e quan një përpjekje për përmirësimin e imazhit të saj pas
incidentit, për të cilin thotë se është i inskenuar nga vetë partia shqiptare në pushtet.
"Problemi qëndron aty se dëshirojnë të interpretojnë se kemi problem personale, por ne kemi
probleme politike. Ajo që kanë inicuar ka për qëllim që të përmirësojnë imazhin e tyre. Organizatorë kryesor i
incidentit është BDI-ja dhe mendoj se shumë më seriozisht duhet ta kuptojnë këtë çështje", deklaroi
Menduh Thaçi, citon Almakos. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014,
ora 15:52