Thaçi: Sivjet do të ketë zgjedhje
Menduh Thaçi
Lideri i PDSH-së opozitare, Menduh Thaçi ka thënë se ky vit do të jetë zgjedhor dhe se partia e tij ka nisur të jetë aktive. "Ne nuk bëjmë reklama të na përcjellin televizionet, jemi shumë aktivë punojmë dhe planet i kemi që bindshëm t'i fitojmë zgjedhjet dhe unë jam i bindur që do t'i fitojmë, por me qetësi", ka thënë të shtunën Thaçi, pas një takimi me Forumin e Gruas të PDSH-së në Tetovë, raoportoi INA.

Duke komentuar takimet e fundit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti nëpër vendbanimet shqiptare, Thaçi ka thënë se kjo parti ka problem të mëdha.

“Kundërshtarët tonë politikë janë në hall të madh për shkak të eksplodimeve të brendshme të tradhtive të brendshme”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, sipas tij, Kryesia e PDSH-së, në fillim të kësaj jave, do të vendos nëse do të marr pjesë në takimin e liderëve të ftuar nga presidenti Gjeorgji Ivanov.
Shtuar më 16/01/2011, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori