Thaçi: Shpërngulja masive e të rinjve shqiptarë, e ka vulën e BDI
Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin e saj në Zhelinë.
Para të pranishmëve folën, Mirinda Limani, kandidatja për këshilltare nga Zhelina, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Sali Ajdini, i cili e shpalosi programin e gjërë të investimeve të PDSH-së për këtë komunë.

Kandidati për kryetar komune Sali Ajdini tha se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë programet zhvillimore ekonomike, investimet në infrastrukturë, si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor në komunën e Zhelinës.

pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash theksoi si tajfa e BDI-së nuk ka ndjeshmëri për hallet e popullit, faktet flasin se shpërngulja masive e të rinjëve shqiptar e ka vulën e BDI-së. Thaçi ftoi per mobilizim të shqiptarëve dhe votë për PDSH-në.
Shtuar më 01/10/2017, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori