Thaçi shkon në Qeveri, takim kokë më kokë më Zaevin
Pëlqej
Kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi para pak minutash ka mbërritur në selinë e qeverisë dhe po zhvillon në këto momente një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev.

Nuk janë të qarta motivet e vizitës së Thacit në këtë takim kokë më kokë më kryeministrin por me shumë gjasa do të flitet për një mbështetje që mund t’i japë kjo parti qeverisë aktuale edhe pse kjo parti numëron vetëm dy deputet në Kuvend.

Por me këtë mazhorancë të brishtë, prej 63 deputetësh, Zaevit do t’i ishin komod edhe 2 deputetë më shumë për të pasur një mazhorancë më të qëndrueshëm dhe solide.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në këto momente ka siguruar edhe foto nga takimi që momentalisht po mbahet mes Kryeministrit Zaev dhe Kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori