Thaçi shkarkon nënkryetarët
Menduh Thaçi
Një javë nënkryetar. Më së keqi pësoi Bekim Fazliu i cili në këtë post qëndroi vetëm 7 ditë. Kështu vendosi në mbledhjen e mbajtur në Tetovë, Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, e udhëhequr nga Menduh Thaçi. Janë shkarkuar edhe tre nënkryetarë tjerë të kësaj partie Mirushe Hoxha, Arifikmet Xhemaili dhe Azem Ismani, njofton Alsat-M.

Tash e tutje partia e Thaçit do të ketë vetëm një nënkryetar edhe atë Imer Aliun. Është shkarkuar edhe sekretari përgjithshëm Metin Izeti pasi që me ndryshimet e statutit të partisë, tani PDSH-ja do të numëroj gjithsej shtatë sekretar. Ata do të mbulojnë departamente të caktuara në kuadër të partisë.

Organet e partisë pritet që në ditët në vijim të vendosin se kush do të emërohet në këto poste dhe nuk dihet nëse mes tyre do të gjendet emri i sekretarit të deritanishëm të partisë Metin Izeti, i cili nuk gjendet as ne kryesinë qendrore të partisë.

“PDSH-ja kohëve të fundit është përfshirë nga përplasje të brendshme pasi ish nënkryetari Valon Bela publikisht kërkoi dorëheqjen e Thaçit për shkak të ‘fiaskos dhe dështimeve të shumta’ që ka përjetuar partia nën drejtimin e tij”.

Kryesinë qendrore të PDSH-së do ta përbëjnë këto 23 anëtarë: Orhan Ibrahimi, Eset Rama, Vlera Ejupi, Idriz Orana, Mirushe Hoxha, Qenan Ymeri, Bekim Fazliu, Sheval Memishi, Arifikmet Xhemaili, Iljaz Halimi, Hasan Luma, Agon Ferati, Durim Luma, Merale Ferati, Sadije Iljazi, Azem Ismani, Mujdin Bilalli, Agron Zeqiri, Rushit Vehapi, Mitasin Beqiri, Afërdita Kërçishta, Zijadin Sela, Lulzime Zylali. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori