Thaçi: Qeveria po numëron ditët e fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqitpare, Menduh Thaçi, tha se Qeveria e Maqedonisë po numëron ditët e fundit të mbijetesës pasi ka humbur kuptimin e drejtimit të shtetit.

"Jemi shumë të shqetësuar për bllokimin e procesit integruese, kjo jep shenjën alarmante për mundësinë për destabilizimin e brendshëm të Maqedonisë. Qasja ime dhe e PDSH-së është tërësisht konstruktive në këtë drejtim. Ne do të mbështesim gjithkënd që do ta bëjë kompromisin me emrin dhe do ta inkuadrojë Maqedoninë në NATO", u shpreh kryetari i PDSH-së, njofotn Almakos.

Thaçi këto komente i bëri pas një takimi që zhvilloi në Tetovë me Ambasadorin e ri kosovar në Shkup z. Ylber Hysa. Dy bashkëbiseduesit pas takimit dolën me konstatimin e përbashkët se prezenca e Kosovës në Maqedoni është prezencë stabiliteti dhe forcon raportet mes dy vendve.

Në frymën e thellimit të bashkëpunimit mes Shkupit dhe Prishtinës, diplomati kosovar paralajmëroi se gjatë këtij dhe muajit të ardhshëm do të ketë disa takime mes zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve. /albeu.com/

Shtuar më 23/06/2012, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori