Thaçi pesimist: Nuk besoj që përpjekjet e Hajndëllit do të kenë sukses
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas takimit me të dërguarin special të Gjermanisë, Johanes Hajndëll është shprehur pesimist duke thënë se nuk beson se përpjekjet e eurokomisarit Hajndëll do të japin rezultat të suksesshëm.

Ai u shpreh se kthimi i qeverisë e ka komplikuar tej mase situatën, raporton Agjencia Zhurnal.

Thaçi theksoi se nuk beson se do të ketë takim liderësh dhe siç thotë ai nuk dëshiron të diskutojë për pika që veçse i kanë diskutuar në suaza të Marrëveshjes së Përzhinës./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori