Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi iu ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e
Kurban Bajramit.
Ai tha se kjo ditë na fton të reflektojmë për më shumë paqe, solidaritet dhe harmoni me njëri-tjetrin.
“Të udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar të vazhdojmë të kultivojmë vlerat
tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve
tona dhe kombit tonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë besimtarët myslimanë iu uroj festën e
Kurban Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe mbarësi”, thuhet në urimin e Thaçit./albeu.com/
Shtuar më 03/10/2014,
ora 18:01