Thaçi: PDSH nuk është parti e një mëhalle
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se PDSH vazhdon të rritet në të gjitha zonat shqiptare në Maqedoni, ndërsa partitë maqedonase VMRO dhe LSDM po ndihmon partinë shqiptare, BDI.

“Më vjen shumë mirë që mbështetja për PDSH-në rritet në të gjitha tokat, ku jetojnë shqiptarët, nuk është parti e një vendi apo e një mëhalle, e një zonë, apo e Zajazit dhe e Kërçovës që del rezultati me zero, por është një parti që ka një shtrirje të përgjithshme gjithkund ku jetojnë shqiptarët”, deklaroi Thaçi, në zgjedhjet e forumit rinor të kësaj partie në Kumanovë.

Thaçi u shpreh se ka shumë fakte dhe argumente se si maqedonasit bashkohen me BDI-në kundër PDSH-së dhe platformës së kësaj partie.

“E pamë se si në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale LSDM-ja edhe VMRO-ja përkrahën BDI-në, kundërshtarin tonë, që është e çuditshme! Unë mendoj se një rezultat i jashtëzakonshëm pozitiv që arriti partia jonë në zgjedhjet e kaluara në Kumanovë dhe Likovë, flet se kjo është partia e gjithë shqiptarëve. Ne nuk jemi parti që i vjedh votat nëpër katundet tona si në Zajaz dhe në Kërçovë 20 mijë me zero, dhe të themi se e kemi mbështetjen e të gjithë shqiptarëve”,-theksoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2013, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori