Thaçi: PDSH-ja mund të artikulojë kërkesat e shqiptarëve
Në kalanë e Tetovës dega e PDSH-së Tetovë organizoi takim me strukturën e saj, ku prezent ishte edhe kryetari i partisë, Menduh Thaçi.

Në bashkëbisedim me strukturën e degës së Tetovës, kryetari Thaçi ka folur rreth situatës aktuale politike, si dhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë me organizimin struktural.

Ai potencoi se PDSH-ja vazhdon të mbetet e vetmja strukturë e mirëfilltë politike e shqiptarëve të Maqedonisë, që mund t’i artikuloj kërkesat reale të shqiptarëve.

Përndryshe partia e Thaçit, në zgjedhjet e fundit paramentare, fitoi dy deputetë, duke treguar edhe dështimin e kësaj partie. /albeu.com/


Shtuar më 15/07/2017, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori