Thaçi: PDSH do të jetë parti konstruktive
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka pritur sot në selinë e tij shefin e misionit të OSBE-së në Maqedoni, ambasadorin Ralf Breth.

Gjatë takimit ata kanë folur për situatën politike në vend, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale, si dhe për proceset integruese të Maqedonisë.

Menduh Thaçi ka përsëritur qëndrimin se PDSH do të jetë një parti konstruktive dhe që do të ndihmojë në debllokimin e proceseve integruese të vendit.

Nga ana e tij, ambasadori Breth ka vlerësuar punën e Partisë Demokratike Shqiptare për konstruktivitetin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2014, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori