Thaçi: Nuk shkoj në Serbi se më arrestojnë
Lugina e Preshevës i ka kërkuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin që ta vizitojë këtë zonë që ndodhet në shtetin serb. Por, Thaçi u shpreh se nuk mundet ta vizitojë pasi e arreston Serbia.

Presidenti ka thënë se ekzison një urdhër-arrest për të dhe nuk mund të shkojë të përballet me policinë serbe por u ka bërë thirrje deputetëve që nuk e kanë këtë problem, të shkojnë për vizitë.

Në një konferencë të përbashkët për media Thaçi shprehu edhe njëherë se do të kërkojë me ngulm bashkimin e Luginës me Kosovën dhe ka kërkuar që e gjithë Kosova ta mbështesë.
Shtuar më 10/09/2018, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori