Silvana Bushati, ish-miss tashmë ka për qëllim të futet në Kuvendin e Shqipërisë si deputete.
Ish-missi, Silvana Bushati ishte e ftuar paraditen e sotme në emisionin “Kafsho”, në ora news.
Silvana foli për shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale, ku ndër të tjera u ndal dhe tek politika.
Në lidhje me Kujtim Gjuzin, i cili e bëri zv/Presidente të partisë së tij, Silvana tha:
“Mua s’më lidh asgjë me Kujtimin përveç nëse shihemi në rrugë dhe përshëndetemi”.
Ajo u shpreh se aspiratat e saj tashmë janë tek Partia Demokratike për deputete.
“Synimet e mia tani janë tek PD, besoj se deputete”, tha Silvana. /albeu.com/