“Butrinti”, Meta: Duke nisur nga 25 korriku, ky sistem do të shkundet nga themelet

Presidenti Ilir Meta u pyet në konferencën me mediat këtë të martë për kallëzimin penal që ka regjistruar SPAK pas denoncimit të ish deputetit Halit Valteri.

Kreu i shtetit tha se denoncimi për lobimin që pretendon ish deputeti as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.

“Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre

Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për cështje të interesit kombëtar”, theksoi Meta.

Pyetje: SPAK ka regjistruar kallëzim penal të ish deputetit Halit Valteri sa i takon pretendimit të lobimit tuaj, druheni se mund të ketë kallëzime te tjera apo keni përgjigje për Halit Valterin?

Meta: Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqendrim per Ilir Metë nga detyra e Presidentit deri në 24 korrik por dhe nga angazhimet e zotit Ilir Meta duke nisur nga 25 korriku.

Sa i takon gazetës austriake do e marrë përgjigjen atje, në seancat që do zhvillohen atje, kjo eshte nje histori që as nuk ka ekzistuar as nuk ekziston.

Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre

Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për cështje të interesit kombëtar