Lideri i PDSH, Menduh Thaçi është shprehur nga Studençani se BDI nuk do të jetë më në pushtet. Ai tha se
Gruevski po e lufton Ahmetin për ta larguar njëherë e mirë nga
qeveria.
"Ali Ahmeti flet jerm, nuk e di se ç'thotë. Në cilën
qeveri do të hysh ti Ali, s'ka
qeveri për ty! Shefi jot dhe i grupit tënd,
Gruevski iu tha se do ju përjashtojë nga
qeveria", theksoi Thaçi.
Ai shtoi më tej se fenë nuk e përdor për të rritur kreditet politike, por e
ndjen veten mysliman dhe e
ndjen obligim të mbrojë fenë e popullit. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2014,
ora 11:50