Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Thaçi: Në PDSH nuk ka vend për aventurierë (VIDEO)
Pëlqej
Mbrëmjen e së premtes në restorantin “Karshiaka” në Studeniçan, dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Karshiakë mbajti kuvend zgjedhor ku kryetar i ri u zgjodh Sedat Rushidi. Punimet e kuvendit i ndoqi edhe Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, struktura partiake e degës dhe të ftuar të tjerë.

"I nderuari kryetar i partisë, me angazhimin e palodhshëm të të gjithë neve do të bëjmë përpjekje maksimale që në betejat politike të dalim faqebardhë. Shfrytëzojë rastin të theksoj se dega e RDSH-së dhe dega e FGSH-së do të kenë respektin më të madh, si nga ana ime si kryetar dege ashtu edhe nga kryesia e degës. Do të bashkëveprojmë bashkërisht duke i ruajtur specifikat e secilit", u shpreh kryetari i degës së PDSH-së në Karshiakë Sedat Rushidi.

Ndërsa kryetari i deritanishëm i degës së PDSH-së në Karshiakë Azem Sadiki i cili njëherit është edhe anëtar i kryesisë së PDSH-së dhe kryetar i Komunës së Studeniçanit theksoi se angazhimi i tij do jetë edhe më i fuqishëm në artikulimin e politikave të PDSH-së dhe mbështetjes që do i jep kryetarit dhe kryesisë së dëgës së PDSH-së në Karshiakë.

"Nuk jam ithtarë i fjalëve, por jam ithtar i punës. Besoj se unë bashkë me kryesinë e re të degës dhe në bashkëpunim të ngushtë me kryesitë të nëndegëve dhe kryesinë qendrore do të arrijmë ti realizojmë qëllimet tona. Me fitoren e PDSH-së ne e rikthejmë krenarinë dhe dinjitetin e shqiptarëve", tha Sadiki. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori