Përfshihet nga flakët makina në rrugën Lushnjë-Rrogozhinë, çifti me vajzën e vogël shpëtojnë për mrekulli

Një makinë tip “Benz” e është përfshirë nga flakët këtë të diel në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Burime bëjnë me dije se në mjet ndodhej shoferi, bashkëhsortja e tij dhe vajza e tyre e vogël.

Për fat të mirë drejtuesi ka vënë re në kohë tymin që po dilte nga makina. Për rrjedhojë ata dolën menjëherë nga mjeti. Sapo kanë zbritur nga makina, mjeti është përsfhurë direkt nga flakë të mëdha, të cilat janë hapur me shpejtësi

Fatmirësisht të tre personat të cilët udhëtonin në këtë mjet nuk pësuan lëndime.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik të mjetit i cili nga mbinxehja është përfshirë nga flakët./albeu.com/