Thaçi-Metës: Shqiptarët në Maqedoni në varfëri të skajshme
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, gjatë një takimi që zhvilloi sot me Kryetarin e Parlamentit në Shqipëri, Ilir Meta, ka shprehur shqetësim për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni. Thaçi është shprehur se, shqiptaret e Maqedonisë ndodhen në një situatë të rëndë ekonomike si pasojë e mungesës së investimeve në rajonet e banuara për tyre për shkak të politikave qeveritare.

"E informova për situatën e shqiptarëve në Maqedoni dhe një problem i madh është varfëria e shqiptarëve për prespektivën e munguar dhe mungesën e investimeve në rajonet që banohen nga shqiptarët", u shpreh Thaçi në deklaratën pas takimit me kryeparlamentarin shqiptar.

Meta duke theksuar se, "shqiptarët kudo ku jetojnë janë një faktor i rëndësishëm stabiliteti", ka shtuar se "Shqipëria dëshiron që shqiptarët të ruajnë rolin e tyre dhe të punojnë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO". /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori