Thaçi merr "OK" nga Kuvendi për të falur krimet e serbve në Kosovë?
Presidenti Hashim Thaçi ka marrë mbështetjen e koalicionit qeverisës për ta drejtuar procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e subjekteve që janë pjesë e këtij koalicioni kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se Kushtetuta i jep legjitimitet presidentit Thaçit për ta përfaqësuar Kosovën në dialog.

Megjithatë, sipas tyre, është më se e nevojshme që për këtë proces të dialogut të arrihet konsensus politik.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se koalicioni qeverisës e përkrah presidentin Hashim Thaçi për ta përfaqësuar vendin në dialog me Serbinë.

“Mazhoranca e përkrah Thaçin në këtë proces dhe jemi opti- mistë se nuk do të jetë ndonjë sfidë për Qeverinë përfaqësimi i presidentit në dialog, përkundrazi do ta forcojë edhe rolin e saj”, ka thënë Beqa.

Ditë më parë, është përfolur se Hashim Thaçi është gati të falë krimet e serbve në Kosovë vetem e vetëm që të marrë pëlqimin e ndërkombëtareve përmes arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

Lajmi u mohua nga stafi i Thaçit, megjithatë mbetet për t'u parë pasi "gjarpri" kurrë nuk i nxjerr këmbët e veta, siç thotë edhe populli. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori