Thaçi: Lirimi i Haradinaj, faqebardhësi për shqiptarët
Lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish luftëtarëve të tjerë të UÇK-së nga gjykata ndërkombëtare Hagës e ka përshëndetur edhe kryetari i PDSH-saë, Menduh Thaçi.


"E nderuara familje Haradinaj, të nderuar shqiptar, fitorja e Ramushit do të thotë faqebardhësi për të gjithë kombin shqiptar. I urojmë fillimisht shumë shëndet me dëshirë për suksese të reja”, thuhet në telegram-urimin e Thaçit. Sipas kreut të PDSH-së, Ramushin e presin beteja dhe fitore të reja. “Dhe ne vazhdojmë të kemi shumë besim te vendosmëria e Tij për ta çuar përpara Kosovën dhe kombin shqiptar. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, kam nderin që të uroj përzemërsisht lirimin përfundimtar dhe rikonfirmimin e drejtësisë për z.Ramush Haradinaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij", thuhet në telegram-urimin e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2012, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori