Thaçi letër ngushëllimi Uolers-it
Ngushëllime për sulmin tragjik të Bostonit ka shprehur edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Edhe Thaçi ka theksuar se sulme të tilla ndaj njerëzve të pafajshëm janë të papranueshme dhe të dënueshme. Letrën e ngushëllimit Thaçi ia ka nisur ambasadorit të SHBA-ve në Shkup Pol Uolers.

“Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për sulmin makabër dhe viktimat që pësuan në Boston të SHBA-së. Sulmi ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përdorimi i dhunës nga kushdo qoftë dhe për çfarëdo motive qofshin janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Të gjithë njerëzit me vullnet të mirë duhet të punojnë për të ndërtuar komunitete ku do të jetojnë në paqe dhe siguri.

Në emër të PDSH-së dhe në emrin tim personal, më lejoni të ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të solidarizohemi me dhimbjen e Juaj, familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tjerë. Në këto moment të vështira mendimet dhe lutjet tona janë me Ju dhe me popullin amerikan”, qëndron në letër ngushëllimin e Thaçit./albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori