Thaçi: Kur ti fitojmë ne zgjedhjet, atëherë do bëhet Shqipëri
Pëlqej
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mori pjesë në kuvendin zgjedhor të RDSH-së në Strugë, ku për kryetar u zgjodh Meriton Vinca, i cili me këtë rast zyrtarisht merr këtë pozitë që deri më tani i takonte Gojart Kabës, i cili bashkë me anëtarë të tjerë të RDSH-së mbështetën nismën e Ziadin Selës, tashmë të njohur si Lëvizja për Reforma në PDSH.

"Ne do ta ringrejmë fuqishëm PDSH-në tonë, do ta ndjekim rrugën, qëndrueshmërinë dhe guximin e liderit tonë z.Menduh Thaçi, për liri dhe shqiptari", deklaroi Vinca.

Pas procedurave të zakonshme, pjesmarrësit votuan kandidaturën e Vincës për kryetar, i cili më pas bëri publike edhe listën me emrat e kryesisë së re të RDSH-së si: Arsim Allka, Sami Tushi, Zikri Alla, Afert Dervishoski Mustafa Kurtishi,Genti Doko, Qani Mersimi, Albin Vinca, Elita Nasufi, Rilinda Jonuzi, Nasian Yzeiri, Shkëlzen Ziba, Sheval Sherifoski, Muhamet Guzi, Albulen Sheji, Tubim Shehu.

Në fjalën e tij kryetari i PDSH-së pasi uroi për organizimin në Strugë, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe sherrin mes deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë.

"Reagimi i ashpër i Orhan Ibrahimit ishte reagim duke mbrojtur dinjitetin dhe ardhmërinë e shqipëtarëve… Ne kemi vështirësi të madhe për ti fituar zgjedhjet, por kur ne ti fitojmë zgjedhjet atëherë do bëhet Shqipëri… Gjithë flasin se opozita shqiptare duhet të bashkohet. Cila opozitë? Cilët janë ato burra që rrinë gjithë kohën në front për të mbrojtur interesat shqipëtare ? Vetëm PDSH-ja. Ne jemi ata të cilët e nxorrëm platformën për rrugdaljen nga kjo situatë. Nëse ne na fyejnë për këto qëndrime dhe na shajnë në mënyrën më të ulët që ska të bëjë me karakterin tonë, atëherë edhe unë edhe Orhani edhe ju do reagonim njejtë. Ata duan që ta banalizojnë betejën e PDSH-së. Ne ju themi asnjë cent skeni investu në komunën e Strugës, asnjë kanalizim, asnjë ujësjellës, asnjë donacion për kulturën artin dhe letërsinë. Në çdo tre martesa mes shqipëtarësh dy ikin jashtë. Kjo është shkatërrim total i kombit. Një komb që nuk arrin të sigurojë ardhmëri për rininë e vetë ai nuk mund të ekzistojë. Një komb që nuk ka opozitë ai vdes. Fajtorët që donin ta paraqitnin Strugën se Struga ska opozitë ne ju themi se ne jemi opozita e Strugës dhe gjithë deputetët e PDSH-së janë opozita e Strugës. Opozita e vërtetë është vërtetuar me dekada se është PDSH-ja. Mendimi brenda PDSH-së është i lirë plotësisht, por nuk duhet të përzihen demokracia e brendshme në PDSH me tradhëtinë e ashpër që ju bë PDSH-së zgjedhjet e kaluara duke pamundësuar fitoren e zgjedhjeve,, këto janë çështje të kundërta dhe skanë të bëjnë me lirinë demokracinë dhe proceset brenda PDSH-së", tha ndër tjera Menduh Thaçi, raporton Drini.mk. /albeu.com/

Shtuar më 30/08/2014, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori