Thaçi: Krenohemi me trashëgiminë e Arbër Xhaferit
Një delegacion i Partisë Demokratike Shqiptare i kryesuar nga kryetari Menduh Thaçi, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të kësaj partie Arbër Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij, 24 janar të vitit 1948.

Lideri i PDSH-së në 65 vjetorin e lindjes së Xhaferit tha se PDSH e kujton atë me mall dhe dhimbje.

"Sigurisht se jemi shumë krenar që jemi trashëgimtarë të një rrugë politike shumë të shëndosh që ai e vendosi para 20 vjetëve për shqiptarët e Maqedonisë. Do të vazhdojmë ta përkujtojmë, por edhe ta kultivojmë rrugën që ai e nisi që në vitin 1993, dhe kjo rrugë sigurisht do të përfundojë me shumë suksese", deklaroi Thaçi.

Arbër Xhaferi, i lindur më 24 janar 1948, ndërroi jetë vitin e kaluar pas një sëmundje të rëndë, ndërsa trupi i tij prehet në Varrezat e myslimanëve në Tetovë. /albeu.com/.
Shtuar më 24/01/2013, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori