Thaçi kërkon unitet të shqiptarëve në Maqedoni
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm, gjatë takimeve që zhvilloi në Tetovë me dy liderët e subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, u kërkoi unitet.

Liderin e BDI, Ali Ahmeti, zeveëndeskryeministri Thaçi e vizitoi në spitalin e Tetovës, ku ai u shtrua pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në të dy vendet, dhe zëvendëskryeministri Thaçi mori peërkrahjen e plotë te liderit te BDI-se per nismat dhe projektet e bashkepunimit ndermjet Kosoves dhe Maqedonise.

Nderkaq, ne takimin me kryetarin e PDSH-se, Menduh Thaçin, zëvendëskryeministri i Kosovës theksoi mbështetjen e Kosovës për jetësimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, dhe nevojen e koordinimit dhe unifikimit të partive politike shqiptare për avancimin e të drejtave të shqiptareve si popull shtet-formues i Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori