Thaçi kërkon debat vetëm me Ali Ahmetin
Në çdo vend të Evropës, debatet televizive dhe paraqitjet publike janë bazë e çdo demokracie dhe tregojnë nivelin e kulturës demokratike. Por, ndryshe ndodh në Maqedoni, ku debati konsiderohet nga partitë politike si llogari matematikore, se sa mund të fitojë apo të humbë lideri në atë debat.


Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi është shprehur i gatshëm në debat por vetëm me oponentin e tij politik, Ali Ahmetin. Ndërkohë që nga ana e BDI-së ende nuk është përcaktuar së kush do të përballet në këtë debat.

“Partia Demokratike Shqiptare dhe Kryetari i saj Menduh Thaçi gjithmonë kanë qenë të hapur për pjesëmarrje në debate publike, pavarësisht se kush ka organizuar dhe ku e kanë organizuar.

Ndryshimi kësaj radhe është se Kryetari i PDSH-së kërkon ballafaqim dhe debat publik me oponentin real politik në Maqedoni dhe jo me parti të cilat janë vënë në funksion të plotë të interesave jo shqiptare”, thuhet në përgjigjen e PDSH-së.


Ndërsa zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti thotë se ende nuk është vendosur nëse lideri i tyre do të marrë pjesë ne debat apo jo.

“Ne nuk kemi qëndrim të prerë për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje, vendimet i marrim në bazë të vlerësimeve paraprake sepse ka moment kur duhet të themi diçka publikisht, e gjithashtu ka moment kur nuk është e domosdoshme që diçka të thuhet publikisht”. /zhurnal/albeu/
Shtuar më 18/05/2011, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori