Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Ti shko lufto me Serbinë, unë se kam ndërmend
Pëlqej
Presidenti i Kosovës">Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se kërkesën për bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë e ka bërë vet Lugina.

Ai thotë se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do e lejon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës">Kosovës sikurse janë.

Pas një takimi që kishte me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, presidenti i Kosovës">Kosovës tha se e mbështetshin Maqedoninë në referendum dhe se kjo nuk është ndërhyrje.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës">Kosovës, Ramush Haradinajt që ka dhënë se kufijtë janë bërë më luftë, Thaçi tha se cilido mund t’ia nis luftën dhe se nuk e ka ndërmend t’i pengojë.

Ia dërgoi një mesazh, i tha se lufta bëhet në fushe e jo në studio televizive.“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”, tha ai.

Shtuar më 20/09/2018, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori