Thaçi i konfirmon eurokomisionerit Hahn mbështetjen e tij për reformat urgjente
Më anë të një njoftimi për mediat Partia Demokratike Shqiptare njofton se sot pasdite, në zyrat e BE-së në Shkup, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi realizoi takim me Komisonerin Johannes Hahn.

Në takim u bisedua në lidhje me reformat të cilat Maqedonia duhet t’i përmbushë e që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve.

Kryetari Thaçi e siguroi Komisionerin Hahn se PDSH-ja do të jep përkrahjen e saj të plotë reformave dhe proceseve integruese të vendit. /albeu.com/

Shtuar më 26/06/2017, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori