Thaçi i hidhëruar me shqiptarët e Tetovës
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi duket se është hidhëruar me humbjen tek shqiptarët, kjo duket pasi revoltën e tij ai e ka hedhur mbi tetovarët. Këtyre të fundit ai i ka thënë se asnjëherë nuk do t,ua falë.

”Tani do të investoj që atyre t’iu bëhet sa është e mundur më keq, e paqëndrueshme. Çdo mëngjes kur të pijnë ujë t’iu bëhet si helm. Çdo ditë kur do ta shohin veten para pasqyrës të thonë se janë shpirt i shitur, se janë tradhtarë”, janë disa nga fjalët të cilat kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i ka thënë për qytetarët shqiptarë të Tetovës në një intrevistë për gazetën maqedonase “Dnevnik”.

Ai thekson se nuk do të japë dorëheqjen, dorëheqja është mashtrim për ata shqiptarë me dy fytyra që kanë votuar kundër PDSH-së.

“Dorëheqja ime ishte vetëm mashtrim për shqiptarët dyftyrësh që votuan kundër neve. Pak bëra hajgare me ata. Absolutisht nuk ndjejë asnjë përgjegjësi ndaj atyre që u shitën, e ata janë shqiptarët e Tetovës të cilët kanë votuar për Ahmetin pa asnjë arsye”, ka thënë Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori