Thaçi, i gatshëm të mbështesë shumicën prej 67 deputetësh (VIDEO)
Në një intervistë të dhënë për Lajm Tv, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë se partia e tij është e gatshme të përkrahë shumicën prej 67 deputetëve.

Ai madje ka paralajmëruar se PDSH mund të votojë edhe kryetarin e Kuvendit, por kërkon që procedura të arrijë sa më shpejt te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe te zgjedhja e qeverisë re.

Në këtë intervistë Thaçi ka zbuluar edhe kushtin e vetëm të PDSH-së për të përkrahur Platformën Shqiptare, si dhe për gatishmërinë e partisë së tij për të bashkëpunuar me Lëvizjen Besa, Aleancën për Shqiptarët dhe partitë tjera opozitare në zgjedhjet e ardhshme lokale. /Albeu.com/
Shtuar më 08/04/2017, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori