Thaçi guxon të flasë sërish për aministi ndaj kriminelëve serb, por kësaj radhe me një përjashtim
Presidenti Hashim
Thaçi vijon të mbajë në qarkullim idenë e një aministie ndaj serbve që kanë kryer
krime të tmerrshme në Kosovë gjatë luftës duke tentuar kështu që t'ua mësojë veshët njerëzve me këtë ide.
Përmes kësaj,
Thaçi synon që pas disa kohësh, edhe pse sot duket e pamundur, shqiptarët të mësohen me idenë se mund të falin krimet e frikshme ndaj tyre dhe këtë "gjarpri" ta hipotekojë politikisht tek vetja ndaj ndërkombëtarëve duke u imponuar kështu si personi i vetëm në Kosovë që sjell paqen ose luftën me Serbinë.
Deklaratat në fjalë,
Thaçi i bëri gjatë një vizite në fabrikën “Kivo” në Komunën e Kaçanikut.
“Pas çdo konflikti që ndodh, nuk është vetëm rasti i
Kosovës dhe Serbisë, është diskutuar për amnistitë e mundshme”, ka thënë
Thaçi.
“Mund të ketë diskutime në formë të përshkallëzimit të amnistisë së pjesëmarrësve në konfliktin e fundit, por një gjë dua të sqaroj se për ata që kanë kryer
krime kundër njerëzimit, kanë organizuar spastrimin etnik, kanë vrarë mbi 15,000 civilë shqiptarë në Kosovë, kanë kryer mbi 400 masakra ndaj popullatës shqiptare, kanë dhunuar mbi 20,000 femra shqiptare, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti”, ka shtuar ai.
“Ata duhet të ballafaqohen me drejtësinë, duhet të ballafaqohen sa më shpejt që është e mundur. Kështu që, për njerëzit që kanë kryer
krime lufte,
krime kundër njerëzimit dhe kanë organizuar spastrimin etnik, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti”, vijoi.
Shtuar më 12/07/2018,
ora 14:15