Thaçi fton Ahmetin të koordinojnë qendrimet për presidencialet

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka folur sot për situatën aktuale politike, zgjedhjet presidenciale dhe ofertën për bashkëpunim me partitë shqiptare. Ai është shprehur se pret një përgjigje përfundimtare nga BDI për bojkotin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.

“Është e pamundur që të jap përgjigje pasi kam vështirësi të mëdha për shkak se oponenti im politik z.Ahmeti më ngjan si një mjegull e humbur. Për këtë arsye kam vendosur që sot të kërkoj direkt prej z.Ahmetit që ai të dalë me qëndrim ‘A do t'i bojkotojë zgjedhjet presidenciale BDI-ja’ dhe pastaj do ta dëgjojnë qëndrimin e PDSH-së”, u shpreh Menduh Thaçi.

Ai mendon se duhet sqaruar para publikut, nëse kandidati konsensual që e përmend Ahmeti, është maqedonas dhe nuk ka të bëjë me shqiptarët, dhe se duhet pasur një qëndrim të vërtetë politik nga ana e dy partive shqiptare.

I pyetur nëse ka realizuar takim me Ahmetin pas ftesës që të dakordohet një bashkëpunim, Thaçi është përgjigjur duke e mohuar.

“Jo, ajo është e kaluara, ata patën një afat që të prononcohen apo të japin përgjigje për këtë çështje. Mosprononcimi i tyre në atë afat të caktuar u kuptua se ata nuk pajtohen me këtë dhe tash normalisht do vazhdojmë si dy parti të veçanta dhe konkurrente”, është përgjigjur kreu i PDSH-së Menduh Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori