Thaçi: Faktori ndërkombëtar të jetë më radikal me partitë maqedonase
Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin “Click plus” në Tv21 ka komentuar faktin se Gjorgje Ivanov tha se do ti amnistojë politikanët e zhytur në krime.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet të jetë më raduikal me partitë maqedonase.

“Është dashur të protestohet më herët. Ne menduam se marrëveshja që arritëm katër liderët se do ishte një zgjidhje e vërtetë, por elita politike maqedonase kërkon vetëm shkopin prej bashkësisë ndërkombëtare. Pres të kemi zhvillime dramatike, pres ndëryrje pak më radikale të bashkësisë ndërkombëtare dhe situata mund të shkojë në pakthim”, tha ai. /Albeu.com/
Shtuar më 12/04/2016, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori