Thaçi dhe Ahmeti bëhen bashkë në Tetovë
Pëlqej
Edhe pse kandidati nga radhët e PDSH-së Adnan Bilalli, mori 15 vota nga gjithsej 19 këshilltarët e pranishëm në seancë, dhe u bë betimi solemn, zgjedhja e tij, nga organet e Komunës së Tetovës nuk llogaritet si ligjore.

Arsyeja që ai nuk pranohet është neni 47, paragrafi 2, i Ligjit për vetëqeverisje lokale, dhe nenit 19 paragrafi 1, nga rregullorja e punës e këshillit komunal, njoftojnë nga komuna e Tetovës.

"Vërejtje ka por ata nuk e morën parasysh se një këshilltari nuk i është verifikuar mandati si këshilltar dhe ai nuk ka të drejtë të votojë sepse po ashtu edhe nuk është prezent në seancë dhe për këtë ne shkuam me shumicën 15 vota që është në pajtim me ligjin për vetëqeverisje lokale", deklaroi Adnan Bilalli, PDSH.

Zgjedhja e Bilallit u kundërshtua nga anëtarët e lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, të cilët reagonin se ajo nuk është e vlefshme pasi një këshilltari ende nuk i është verifikuar mandati.

Ky është dështimi i dytë i tentimit për të zgjedhur kryetarin e këshillit të komunës së Tetovës, i cili nuk rezulton me sukses. Deri tek kandidimi i Adnan Bilallit nga radhët e PDSH-së për kryetar të këshillit, ka ardhur si pasojë e marrëveshjes që ekziston mes PDSH-së dhe BDI-së.

Shtuar më 13/12/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori