Thaçi: Arbën Xhaferi na mësoi rrugën e lirisë
Pëlqej
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi së bashku me Këshillin Drejtues ka bërë nderime te varri i Arbën Xhaferit.

Thaçi tha se është ndjesi e jashtëzakonshme, teksa kujton njeriun e idealeve të lirisë dhe personin me të cilin ka punuar për Partinë Demokratike Shqiptare.

“Përkujtimi për Arbën Xhaferin për mua është i tillë pasi që edhe unë kam patur shumë ndikim në jetën e tij. Detyrën e vet Arbën Xhaferi e ka kryer, ndërsa në të tjerët kemi edhe shumë punë, mirëpo popujt tjerë e kanë kërkuar rrugën e lirisë me shekuj, me vite dhe me decenie siç është rasti i Mojsiut apo hazreti Musës ku 40 vjet janë humbur për ta gjet atë, por Arbën Xhaferi na ka treguar neve rrugën e lirisë dhe ne nuk kemi nevojë që të zbulojmë rrugë të tjera, do të ketë lodhje dhe mundime, por unë jam i sigurt se në kuadër të kësaj rruge shumë shpejtë do ta arrimë lirin edhe ne si komb”, tha Thaçi. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori