Thaçi ankohet: PDSH-së po i mbyllet goja
Pëlqej
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka pritur në zyrën e tij, ambasadorin polak në Shkup, Jacek Multanovski.

Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, thuhet se Thaçi ka uruar ambasadorin polak për udhëheqjen e re polake në kuadër të KE-së.

Në këtë takim është folur edhe për situatën politike në Maqedoni.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që për Maqedoninë ka rëndësi zgjidhja e kontestit të emrit, me qëllim që të aspirojë më andej për në NATO dhe në BE.

Menduh Thaçi ndër të tjera u ankua se "PDSH-ja është e pafuqishme përballë një pushteti të rëndë që ekziston në Maqedoni, i cili ka marrë peng të ardhmen e vendit". /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori