Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi është shprehur se i ka parë tentativat e
Ziadin Selës dhe politikën se çfarë dëshiron ai të sjellë, por se nuk bie dakord me të.
Sipas tij, Sela është i zhytur në
korrupsion, në nepotizëm dhe se ky është shkaku se përse është distancuar nga ana e tij.
“Mua nuk më shkakton asnjë përshtypje, por flas vetëm për t’u
sqaruar para opinionit, sepse nuk ja vlen as të flitet për
Ziadin Selën. Me një njeri i cili keqpërdori një vullnet aq të madh timin, dhe përfundoi në
korrupsion dhe reket të ulët, nuk ka vend për tejkalim të kësaj situate. Megjithatë ka shumë njerëz dashamirës të cilët mendojnë se nga kjo pozitë që kam, duhet të tregoj shumë zemërgjerësi dhe t’i fal disa njerëz, por unë nuk shoh realisht asnjë shenjë të pendesës reale të Selës. Përkundrazi vazhdohet me manipulime që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, si nxjerrja e sloganeve “PDSH-ja që fiton”. Unë them me plot bindje se ajo nuk është PDSH-ja që fiton, por PDSH-ja që tradhton”, tha Thaçi për Lajm.
Menduh Thaçi ka
sqaruar se është takuar para zgjedhjeve me Gruevskin, me Sasho Mijallkovin, për shkak se në takimin që pati me Ali Ahmetin, ky i fundit e gënjeu. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014,
ora 11:36