Thaçi akuzon Albin Kurtin se ka planifikuar vrasjen e tij
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar në gjyq se ishte informuar se kreu i VV-së Albin Kurti dhe dy anëtarët tjerë të kryesisë së kësaj partie Glauk Konjufca e Sadri Ramabaja po përgatisnin një atentat ndaj tij.

Këtë informatë, Thaçi tha në Gjykatën Themelore të Prishtinës, se ia dhanë autoritetet vendore të sigurisë, pak ditë para se të ndodhte atentati në të cilin mbeti i plagosur avokati Azem Vllasi.

“Prapa atentatit jam informuar se qëndrojnë Albin Kurti, Sadri Ramabaja dhe Glauk Konjufca. Prapa kësaj organizate kriminale”, i tha Thaçi trupit gjykues gjatë dëshmisë së tij në rastin e grupit të dyshuar terrorist i njohur si “Syri i Popullit”.


Shtuar më 28/12/2018, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori