Teuta Arifit i pëlqen pushteti, kërkon të bëhet edhe presidente
Pëlqej
Kryetarja e komunës së Tetovës, sot ka dhënë një lajm për shqiptarët e Maqedonisë.

Ajo sot në debat të organizuar para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës tha se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente.

“Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni” ishte një nga deklaratat një qytetari të Tetovës, ku menjëherë erdhi edhe përgjigja pozitive nga kryetarja e komunës, s’jam e shtetit por në të ardhmen mund të jem.

Ndryshe, Teuta Arifi është kryetarja e vetme e cila ka fituar dy mandate radhazi.


Shtuar më 17/05/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori