Teuta Arifi, zyrtarisht kandidate për kreun e Tetovës
Kryesia qendrore e BDI-së në seancën e mbajtur pasdite në selinë e partisë në Reçicë të Vogël i konfirmoi kandidatët për kryetarë komunash, ku kjo parti do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kështu zyrtarizohet edhe kandidatura e Teuta Arifit për Tetovën.

Zgjedhjet më 15 tetor janë shumë të rëndësishme pasi qytetarët në to drejtpërdrejtë i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të cilët duhet pastaj të gjejnë zgjidhje për nevojat e tyre të përditshme. Duke e marrë parasysh faktin se BDI-ja ka përkrahjen më të madhe te qytetarët, e kandidatët tanë kanë gjasat më të mëdha të zgjedhen, ne kemi bërë konsultime të gjera që të zgjedhim kandidatë me kredibilitet personal dhe profesional dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunave”, tha zëdhënësi i Shtabit qendror zgjedhor, Arbër Ademi. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori