Qëlloi me armë zjarri ndaj fëmijëve në Shkodër, dorëzohet në polici 49-vjeçari

Është dorëzuar në policinë e Shkordrës 49-vjeçari Agron Mehmeti, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri pistoletë drejt disa fëmijëve pranë gjimnazit “28 nëntori”.

Ngjarja për fat të mirë nuk ka pasur viktima, ndërsa mësohet se Mehmeti ka shkuar të sqarohet me fëmijë të moshës 13-vjeçare që një ditë më parë ishin konfliktuar me djalin e tij.

49-vjeçari fillimisht ka qëlluar një prej fëmijëve me qytë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre./albeu.com