Teuta Arifi për vizitë zyrtare në Gjermani
Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Teuta Arifi sot do të qëndron në vizitë pune në Republikën federale të Gjermanisë.

Gjatë kohës së vizitës ajo do të takohet me Nikolaus Landrut, drejtor në drejtorinë për BE në Qeverinë e Gjermanisë dhe me Emili Haber, sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë të Jashtme, njofton Zhurnal.

Është paraparë që zëvendëskryeministrja Arifi të ketë takime edhe me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut Gjerman, Rupret Polenc, me kryetarin e grupit të deputetëve për bashkëpunim me Evropën Juglindore, Petar Vajs, si dhe me përfaqësues të Komisionit për çështje evropiane në Bundestag. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2012, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori