E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Teuta Arifi në Kukës: Të ndërtojmë shtete të së drejtës
Në Kukës sot në kujtim të eksodit të dhimbshëm të shqiptarëve të Kosovës më 1999, kanë qenë edhe personalitete politike nga Maqedonia.

Në këtë përkujtimore kanë qenë me ftesë të Ramës, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ministrin e Mbrojtjes, Talat Xhaferi, ministrin e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe deputetja Ermira Mehmeti.

Në këtë takim, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi u shpreh se shtetet ku banojnë shqiptarët janë në proces demokratizimi dhe se duhet punuar për përsosjen e demokracisë në këto shtete.

"Sa më shumë që angazhohemi në këtë proces aq më shumë do të ngremë peshën politike dhe fuqinë ekonomike të shqiptarëve si faktor të stabilitetit politik rajonal”, tha Arifi.

Në këtë takim kanë qenë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ministra të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2014, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori