Zelensky akuza Rusisë: Po synon qëllimisht civilët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në një sulm me raketa që vrau 15 në Chasiv Yar dhe tha se “ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus”, sipas The Guardian.

Zelensky iu referua sulmit në qytetin e rajonit Donetsk në Ukrainën lindore gjatë fjalimit të tij të fundit kombëtar , duke thënë se vazhdojnw operacionet e shpëtimit për të gjetur “dhjetëra njerëz” të bllokuar nën rrënoja pasi u shkatërruan dy ndërtesa të larta.

“Kushdo që jep urdhër për goditje të tilla, kushdo që sulmon qytetet e zakonshme, në zona të banuara, vret absolutisht me dashje. Pas goditjeve të tilla, ata nuk do të mund të thonë se nuk dinin ose nuk kuptonin diçka.

Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus. Absolutisht për të gjithë. E njëjta gjë si për nazistët. Dhe le të mos presin që shteti i tyre t’i mbrojë. Rusia do të jetë e para që do t’i braktisë kur të ndryshojnë rrethanat politike,” tha Zelensky.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të Zelenskiy, tha në një postim në Telegram se sulmi ishte “një tjetër sulm terrorist” dhe se Rusia duhet të caktohet si një shtet sponsorizues i terrorizmit si rezultat.