Tetovë, reagime për provokimet ndaj historianit Llalla
Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (FNDLNJ – IGFM), seksioni në Maqedoni, reagon fuqishëm për incidentet dhe provokime e kohëve të fundit që ia janë bërë historianit dhe gazetarit nga Elbasani Arben Llallës, ku një grup të rinjsh sllavomaqedonas, jo banorë të lagjes tij kanë disa ditë që shkojnë dhe provokojnë në baza nacionale historianin Arben Llalla, shkruan INA.

Ne, si Forum dënojmë aktet e tilla dhe i bëjmë thirrje organeve të policisë që të tregohen korrekte dhe jo të njëanshme pasi disa nga të rinjtë prindërit i punojnë në polici dhe gjykatë të Tetovës. Forumi ynë i bënë thirrje diplomacisë shqiptare që mos të rrijë indiferentë por të reagojë sepse këto provokime nuk janë të rastësishme por të porositura nga forca të errëta të cilat duan të prishin harmoninë midis qytetarëve dhe etnive në Republikën shumetnike FYROM”, thekson IGFM.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe shoqata “Illyricum Libertas”, e cila thotë se dënon ashpër provokimet që ditëve të fundit iu nënshtrua historiani i njohur, Arben Llalla dhe familja e tij e ngushtë.

“Mendojmë që këto sulme janë me motive të qarta etnike dhe të organizuara nga qarqe të caktuara nacionaliste që nuk e duan bashkëjetesën mes etnive dhe paqen sociale në Tetovë e më gjerë. Gjithashtu, jemi të shqetësuar nga mungesa e reagimit të menjëhershëm dhe serioz të organeve të sigurisë në Tetovë. Kërkojmë nga këto organe që të zbardhin sa më shpejtë rastin në fjalë duke arrestuar agresorët dhe marë në mbrojtje policore nëse është e nevojshme familjen Llalla”, thekson “Illyricum Libertas”.

Historiani Arben Llalla, me origjinë nga Elbasani që jeton dhe vepron me familjen e tij në Tetovë të enjten e kaluar ka qenë i ofenduar dhe makina e tij ishte shkruar me grafite ndër të cilët “Albanska Majka” dhe “Makedonija”, nga një grup të rinjsh maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori