Veseli ka vizë dhe ftesë por nuk dihet nëse do të udhëtojë në SHBA për Lutjet e Mëngjesit
Kryeparlamentari dhe kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ndryshe nga kryeministri Ramush
Haradinaj nuk ka probleme me vizën
amerikane. Ai është i pajisur me vizë
amerikane dhe ka ftesë për të marrë në
Lutjet e
Mëngjesit. Dje Veseli është distancuar nga iniciativa për zhbërjen e Speciales, por mbetet e paqartë nëse do të udhëtojë drejt SHBA-së.
Kryeministri Ramush
Haradinaj nuk ka arritur të sigurojë vizën
amerikane për të vizituar shtetin e Iowa-s. Ai është në pritje për këtë vizë, në mënyrë që së paku të marrë pjesë në
Lutjet e
Mëngjesit.
Lutjet e
Mëngjesit mbahen çdo vit në Washington, të enjten, e parë të shkurtit dhe ku ftohen politikanë nga mbarë bota.
Nga Zyra e Veselit tregojnë për Gazetën Express se ai e ka marrë ftesën, ka edhe vizën
amerikane, por nuk mund të konfirmojnë akoma se ai do të jetë në Washington më 4 shkurt.
Veseli kishte marrë pjesë edhe vitin e kaluar në këtë organizim, nga ku edhe kishte publikuar një fotografi me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Ndërsa, puna e vizave të liderëve shtetërorë u bë temë kryesore kur kryeministri Ramush
Haradinaj njoftoi se “pret edhe për vizë
amerikane, derisa t’ia japin”.
Kjo u pa si fillim i izolimit të liderëve të shtetit të cilët nuk i bindeshin sugjerimeve të SHBA-së për të mos e shfuqizuar Gjykatën Speciale dhe për ta ratifikuar Demarkacionin.
Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se ai është në procedurë për marrjen e vizës dhe se një e tillë nuk i është refuzuar, ndërsa Express ka mësuar nga burimet e veta se
Haradinaj po i nënshtrohej një procedure 5-javëshe për marrjen e vizës, nëpër të cilën kalojnë të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së që duan të shkojnë në Amerikë.
Departamenti Amerikan i Shtetit mund të ndërhyjë për lehtësimin e kësaj procedure, nëse bëhet fjalë për krerë të lartë shtetërorë, por DASH-i ka vendosur që të mos e ndihmojë Haradinajn.
Ndryshe, tre deputetëve të Kosovës; Armend Zemajt, Blerta Deliut dhe Sllobodani Petroviqit, i janë lëshuar vizat
amerikane dhe do të marrin pjesë në
Lutjet e
Mëngjesit. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018,
ora 17:12