Ish-kryetari i komunës së Tetovës, Hazbi
Lika do të jetë kandidati i BDI-së në garën për komunën e Tetovës në Zgjedhjet Lokale 2013.
Lika, i njohur edhe si ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Pollogut, nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë kryetar i komunës së Tetovës, mirëpo ai humbi garën në zgjedhjet e vitit 2009 përballë kandidatit të PDSH-së, Sadi
Bexheti.
Mirëpo,
Lika dhe
Bexheti pritet sërish të sprovohen në garën për komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale të marsit të vitit të ardhshëm, shkruan INA.
Rikandidimi i Likës është konfirmuar nga disa burime të larta partiake, ndërsa jozyrtarisht mësohet se ndër kandidaturat që po shqyrtohen është edhe ajo e ministrit aktual të mbrojtjes, Fatmir Besimi. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012,
ora 17:54