Tetovë, nis ndërtimi i fabrikës italiane
Pëlqej
Në zonën Zhvillimore-Teknologjike të Tetovës u hodh gur-themeli për ndërtimin e fabrikës italiane "Itek".

Investimi është pesë milionë euro në dy vitet e para dhe pritet të sjellë 150 punësime të reja.

Komopania merret me prodhimin e materialeve që përdoren për ndërtimtari, industrinë automibilistike dhe bujqësi.

Në ceremoninë e hapjes së punimeve në fabrikë mori pjesë edhe kryeministri Gruevski.

Fabrika do të shtrihet në sipërfaqe prej rreth 4.000 metra katrorë.

Investimi do të realizohet përmes kompanisë PRO COMP ADVANCE TECHNOLOGIES dhe është planifikuar të hapen pesë linja prodhuese të profileve kompozuese për prodhimin e fijeve të qelqit dhe karbonit. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori