Tetovë, incident edhe në sport
Një incident ndëretnike dje pasdite ka ndodhur në Tetovë në ndeshjen e futbollit të vogël midis ekipit "Elita" të fshatit Sllatinë të Tetovës dhe klubit "Algomak" të Shën Nikollës.

Ndeshja u luajt edhe pse ajo ishte vlerësuar si përballje me rreziqe të mëdha, që u luajt në sallën sportive të shkollës së mesme "Nikolla Shtejn".

Sipas njoftimit të SPB-së së Tetovës, një grup prej 15 personave të panjohur kanë tentuar që të sulmojnë fizikisht lojtarët e ekipit mysafirë, por ata u ndaluan nga ana e zyrtarëve policor të stacionit policor të Tetovës, raporton Ina.

Pas këtij incidenti, dy nga pjesëtarët e grupit kanë nënvlerësuar policët me fjalor fyes dhe ofendues. Policia theksoi se ka identifikuar dy personat S.A, 22 vjeç dhe P.S 20 vjeç, të cilët janë mbajtur për bisedë informative.
Shtuar më 19/03/2012, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori