Tetovarët helmohen me vite, por vendimi për Jugohrom merret 1 muaj para zgjedhjeve
Me vite të tëra banorët e Pollogut janë ankuar për mbylljen e Jugohrom dhe për këtë janë bërë me qindra protesta por vendimi për ndërprerjen e përkohshme të punës së Jugohrom ka ardhur sot, vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare, transmeton Albeu.com.

Inspektorati i Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor ka dorëzuar sot zyrtarisht në kombinatin "Jugohrom", kërkesën që del nga vendimi për respektimin e vendimit për ndalimin e punës së kombinatit, deri në plotësimin e standardeve ekologjike.

Por përveç dorëzimit të vendimit në kombinatin "Jugohrom", ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti dhe zv. kryeministri Festim Halili, kanë vizituar komunën e Tetovës, ku janë takuar me kryetaren e komunës, Teuta Arifi, për t’a njoftuar edhe atë në lidhje me këtë vendim.

"Jemi këtu sot bashkë me zv, kryeministri e Republikës së Maqedonisë që ta vizitojmë komunë e Tetovës, për ta njoftuar kryetaren e komunësë, Teuta Arifi, me vendimin që sot ka marr inspektoriati i mjedisit. Nuk ka pajtueshmëri nga të gjitha institucionet, por është një vendim i ligjshëm, i cili është sjellë konform dispozitave ligjore dhe vendimeve të sjella më herët për këtë çështje. Nuk ka qenë e lehtë për mua që të inicoj një vendim të këtillë, duke patur parasysh rëndësinë që ka puna e këtij kombinati për të punësuarit aty, por për ne, më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve të rajonit të Pollogut, dhe ne nuk bëjmë asgjë më tepër se sa punën tonë. Mjaft ishte", ka deklaruar ministri Ameti. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori